Mobilizohet Policia, prej sot punë 12 orë. A asht shkak Demarkacioni?

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët kanë qenë në pushime të ndryshme, prej sot janë detyrue me i ndërpre dhe me dalë në punë. Përveç kësaj, ata kane marr detyre qe poashtu me diten e sotme me punue nga 12 orë.

Këtë e ka konfirmue për lajmi.net toger Bajram Krasniqi nga Zyra për informim e Policisë së Kosovës.

Simbas tij, kjo masë nuk asht asgja e pazakontë, mbasi ka ndodh edhe ma herët, tue mos dhanë detaje tjera se a lidhet kjo me ndonji ngjarje specifike.

Ky vendim asht marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ku përjashtim bajnë pjesëtarët e Policisë të cilët janë në pushim shëndetësor.

Nuk dihet nëse kjo masë asht ndërmarrë për shkak të futjes në votim të Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, i paralajmëruem që ka me ndodh mbrenda disa ditëve.

Shperndaje në: