Ky asht mesazhi i kryediplomatit holandez për Shqipninë (foto)

“Duhet me pasë dialog politik”. Ishte ky mesazhi që dha ministri i Jashtëm Holandez, Bert Koenders gjatë konferencës së përbashkët për media me homologun shqiptar, Ditmir Bushati.

“E randësishme me pasë dialog politik, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjithashtu duhet me ba progres në procesin e vettingut. Honaldezët janë strikt dhe të barabartë për vendet drejt integrimit europian, ku mund të themi se na mbështesim progresin që asht ba deri tash”, tha Koenders.

Ai tha se asht n’interesin e Holandes dhe BE’s që ndryshimet kushtetuese të cilat janë miratue me unanimietit , me mujt me pa dritën e zbatimit.

“Njerëzit po presin me u realizue reforma në drejtësi. Asht e randësishme që procese të tilla duhet me u realizue sepse edhe vetë shqiptarët duen me i pa këto ndryshme”, theksoi kryediplomati holandez.

 

kenders-bushati

Shperndaje në: