Sindroma e lodhjes kronike, shkaqet dhe faktorët e rrezikut

Çka asht saktësisht sindroma e lodhjes kronike?

Qysh sugjeron edhe emni, asht nji smundje rraskapitëse: Njerëzit me lodhje kronike vuejnë nga nji ndjesi e paspjegueshme dhe ekstreme e lodhjes, që mundet me zgjatë për disa muej deri disa vite.

Deri tash, ka pasë nji konceptim të gabuem mbi këtë sindromë – edhe nga vetë mjekët – mbasi mendohej se smundja ishte psikologjike ose, edhe ma keq, e imagjinueme. Ky koncept u hodh poshtë nga nji grup ekspertësh në vitin 2016, të cilët e spjeguen lodhjen kronike si nji “gjendje molisje serioze” me simptoma të qarta fizike.

Simbas Institutit të Mjekësisë, ma shumë se 2.5 milionë amerikane e kanë këtë smundje dhe të paktën 84% e tyne nuk janë në dijeni për të.

“Pacientët shpesh vuejnë nga kjo smundje për vite me radhë para se të diagnostifikohen”, thojnë ekspertët.

Sa ma gjatë të vueni nga kjo sindromë, aq ma ndikim negativ ka në sistemin tuej imunitar.

Prej çka shkaktohet sindroma e lodhjes kronike?

Simbas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Smundjeve, shkaktari i saktë i kësaj sindrome nuk dihet ende.

Infektimi me virusin Epstein-Barr dhe disa infeksione të tjera të mundshme, munden me i nxitë disa raste të smundjes. Shkaktarë të tjerë të mundshëm janë edhe problemet me sistemin imunitar dhe çrregullimi hormonal. Megjithatë, nuk ka asnji rezultat definitiv deri tash.

Kush rrezikohet ma shumë nga sindroma e lodhjes kronike

Kjo sindromë prek njerëzit e të dyjave gjinive dhe të tana etnive. Megjithatë, gratë janë 4 herë ma të rrezikueme se burrat për m’u diagnostifikue me këtë sindromë. Disa grupe minoritare gjithashtu janë ma të rrezikueme. Smundja mundet me goditë në çdo moshë, madje edhe gjatë fminisë. Ma e zakonshme asht te moshat 40-50 vjeç. Simbas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Smundjeve, kjo sindromë prek ma shumë njerëz se skleroza e shumëfishtë dhe disa lloje kanceri. /Health / Shendeti.com.al

Shperndaje në: