Haradinaj prej France: Kemi me kalue edhe këtë sfidë

Lideri i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili po vazhdon me u mbajt në Francë, me nji urdhënarrest të lëshuem nga Serbia, ka falenderue përkrahësit e tij për mbështetjen e vazhdueshme.

Haradinaj ka thanë se nuk asht aspak i lehtë qëndrimi i tij në Francë, për shkak të sulmeve që po i bahen nga Serbia atij dhe Kosovës.

Ai asht shpreh i bindun se ka me kalue edhe këtë sfidë.

Ndërkohë vendimi për Haradinajn pritet me u marrë me 27 Prill mbas disa shtyemjeve të seancave radhazi.

 

 

Ky asht statusi i Haradinajt:

 

Nuk ka qenë aspak e lehtë kjo kohë e qëndrimit tim të kufizuar në Francë, kjo për shkak të sulmeve që Serbia vazhdon t’ia bëjë Kosovës dhe mua indivudualisht. Por Kosova dhe unë, kemi pasur sfida edhe më të rënda dhe i kemi kaspërcyer me dinjitet, dhe unë jam i bindur se do ta tejkalojmë edhe këtë të fundit, sepse jemi në të drejtën tonë.

Me këtë rast shpreh mirënjohjen time të thellë, për qëndrimin tuaj dinjitoz dhe për mbështetjen e madhe për mua, qoftë këtu në Francë, qoftë gjithandej ku ka shqiptarë.

U ndjeva mirë që sot mbi 600 profesorë dhe intelektualë të Kosovës, me nënshkrimet e tyre janë vënë në anën e së drejtës, duke mbrojtur parimin universal të drejtësisë.

Gjithë këtë mbështetje e konsideroj, mbështetje për drejtësi, mbështetje për normalitet dhe mbështetje për vlera të reja, pa të cilat Ballkani nuk mund të bëhët pjesë e Evropës së Bashkuar.

Është e habitshme se si Serbia nuk e hapë një kapitull të ri të marrëdhënieve me shqiptarët në Ballkan, por me çdo kusht provon t’i ringjallë hasmëritë dhe konfliktet e vjetra!

Shqiptarët janë në të drejtën e tyre dhe nuk mund të merret më prej tyre, për kurrfarë interesash.

Përzemërsisht,  Juaji Ramush Haradinaj

Shperndaje në: