Shkruen McAllister: Kishte shpresë por jo konsensus për qeveri teknike (foto)

Negociatori i PPE’s David McAllister ka shpreh vlerësimin e tij në lidhje me situatën politike në vend përmes nji statusi në rrjetin e tij social, nji ditë mbas deshtimit të negociatave në Tiranë.

Nji krizë politike serioze po rrezikon zgjedhjet në Qershor, shkruen fillimisht McAllister, tue vijue me u shpreh se gjatë negociatave të djeshme kishte shpresë për progres.

Por simbas negociatorit gjerman, palët ndaheshin në lidhje me datën e zgjedhjeve dhe mundësine e krijimit të nji qeverie teknike.

Në fund të postimit të tij deri “pesimist”, McAllister e mbyll tue thanë se tashma ka ardh koha për me tejkalue bllokadën politike.

 

Postimi i David McAllister:

Në Shqipëri një krizë politike serioze po vë në rrezik zgjedhjet e parashikuara në qershor. Kësisoj, unë ndërmjetësova dje në Tiranë mes qeverisë dhe opozitës. Kishte shpresë për progres në disa çështje. Por nuk kishte konsensus në pyetjen esenciale të datës së zgjedhjeve dhe mundësisë së krijimit të një qeverie teknike tranzitore. Tanimë, duhet të tejkalojmë bllokadën politike.

Shperndaje në: