Vanhoutte letër publike për Gruevskin: Tash jeni n’opozitë dhe mbani përgjegjësi për turpin në Kuvend

Ndërmjetësuesi i Komisionit Europian për krizën politike në Maqedoni Peter Vonhoutte ka shkrue nji letër drejtue Nikolla Gruevskit, kryetarit të OBRM-PDUKM’s ku në mes tjerash i thotë se: Tanima jeni në opozitë dhe e mbani përgjegjësinë për turpin në Kuvend”

”Më lejoni të jem i qartë: Edhe pse jeni partia ma e madhe, duhet me denue krejt dhunën e ushtrueme në Kuvend e cila asht e papranueshme.

Edhe pse jeni parti ma e madhe mbas zgjedhjeve, ju lutem mos harroni se kjo nuk do të thotë asgja. Duhet ta pranoni, zotni Gruevski se nuk je parti ma e madhe nëse fiton zgjedhjet por nëse fiton pushtetin me shumicë parlamentare. Ju e humbët shumicën dhe ju iki prej dore pushteti. Dhuna asnjiherë nuk e ka kthy pushtetin.” shkruen mes tjerash Vanhoutte.

”Zgjedhja e Kryetarit të ri të Kuvendit ishte e pastër si kristali, dhe e ka kthy demokracinë në vend. Tue u bazue në ligjet ndërkombëtare, kjo zgjedhje asht legjitime. Mos u lodhni me gjykata dhe me dhunë ndaj këtij vendimi”

”Deri tash ju keni refuzue me i dhanë liri mediave, me i organizue zgjedhjet lokale në kohë, me i pranue rezultatet e zgjedhjeve të kalueme dhe rezultatin e bisedimeve për qeverinë, me ju përgjigjë thirrjeve të qytetarëve sinqerisht, dhe me i mbrojtë gazetarët prej sulmeve.

”Ju, zotni Gruevski, duhet me pranue humbjen dhe me l’shue skenën politike.

Qytetarët e Maqedonisë duhet me u mësue me u zgjue në mëngjes me demokraci, i liruem nga presionet dhe nga tuta.” përfundon Vanhoutte.

 

Shperndaje në: