Kjo çka po paralajmëron Trump për Korenë Veriore ka me ju ‘shokue’ (video)

Donald Trump ka paralajmërue për nji ” konflikt të madh, shumë të madh” mes SHBA’ve dhe Koresë së Veriut, tue thanë se nji përballje katastrofike me shtetin e izoluem asht “absolutisht” i mundun.

Në n’intervistën në prag të ditës së 100 në detyrë, Presidenti amerikan tha se ishte i angazhuem për zgjidhjen e krizave diplomatike në mënyrë paqësore, por shtoi se ka shumë mundësi që vendi i tij me nisë nji konflikt edhe ma të madh me shtetin diktatorial të Kim Jong-un.

“Ka mundësi që na, me mujt me përfundue në nji konflikt të madh, shumë të madh me Korenë e Veriut. Absolutisht që ka mundësi “, u shpreh Presidenti amerikan, në nji intervistë me agjencinë e lajmeve ‘Reuters’.

Trump tha se veprimet e Phenianit ishin shqetësimi i tij ma i madh, shkruen ‘The Independent’.

Presidenti amerikan shprehu vleresime të mëdha ndaj Presidentin kinez, Xi Jinping, për ndihmën e vendit të tij në përpjekjet për me frenue Korenë e Veriut.

 

 

Shperndaje në: