Konflikti me Korenë Veriore – Ky asht paralajmërimi i madh i Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka thanë se ‘nji konflikt shumë, shumë i madh’ me Korenë Veriore asht i mundun mbas testeve të shtetit komunist me raketa ballistike dhe nukleare.

Ndërkaq, Kina thotë se situata në rajonin aziatik mundet me shpërthye nga momenti në moment.

Trump, tue folë për Reuters të Ejten, tha se dëshiron që kriza të zgjidhet me metoda paqësore. Ai tha se po e shqyrton mundësinë që me shtue sanksionet ekonomike ndaj Koresë Veriore, edhe pse tha se opcioni i ndërhymjes ushtarake nuk asht përjashtue.

“Ka gjasa që të përfundojmë në nji konflikt shumë të madh me Korenë Veriore”, tha Trump, derisa shtoi se zgjidhja e kësaj situate me metoda diplomatike asht e vështirë.

Shperndaje në: