Deklaratë e madhe presidentit austriak për islamofobinë (foto)

Presidenti i Austrisë ju ka ba thirrje të gjitha grave që të veshin shamitë në krye në solidaritet me myslimanët për me ‘luftue islamofobinë në rritje’.

Alexander Van der Bellen tha se liria e shprehjes asht nji e drejtë fundamentale.

“Asht e drejtë e çdo grueje që të veshet gjithmonë ashtu siç dëshiron, ky asht mendimi im në këtë çashtje”, ju tha ai disa nxanësve të nji shkolle.

“Dhe jo vetëm gratë myslimane, të gjitha gratë munden me veshë shami kreje, dhe nëse vazhdon islamofobia, atëherë ka me ardhë nji ditë kur na duhet me ju kërkue të gjitha grave që të veshin shami në krye – të gjitha – për m’u solidarizue me ato të cilat e bajnë këtë për arsye fetare”, shkruen Independent.

STOP-islamophobia

Shperndaje në: