Dieta ma e mirë për me humbë peshë? Ngjinimi

Idea e ngjinimit nuk asht nji koncept i ri që nxitet nga dietologët, por duket se po fiton mbështetje mes njerëzve të famshëm.

Por, a mundet me qenë vërtetë sekreti i humbjes në peshë, ngrania normalisht gjatë 8 orëve e tue mos futë asgja në gojë për 16 orët e ardhshme?

Simbas ekspertëve nutricionistë kjo mundet me rritë energjinë tuej dhe ju ndihmon me humbë atë peshë që nuk dëshironi, dhe yjet e famshëm që përdorin këtë lloj diete janë Miranda Kerr dhe Nicole Kidman.

Dr. Joseph Mercola, nji nga mjekët kryesorë që mbështet këtë trend thotë se janë tre rregulla për m’u ndjekë, të shmangni nji racion në ditë, shmangni ngranien në orët e natës dhe hani dhe pini normalisht gjatë kohës së lejueshme për me hangër.

“Nuk ka randësi se cilin kini me shmangë, mëngjesin apo darkën, për sa kohë e shmangni njanin prej tyne”, thotë Mercola.

Ai thotë se asht e randësishme me hangër disa orë para se të flini, kështu që trupi juaj ka me ba për[jekje me tretë nji stomak plot kur asht ma pak aktiv. Për ma tepër që gjatë këtij lloj ngjinimi mundeni me hangër normalisht gjatë periudhës 8 orëshe.

Shembull i kësaj asht nji nanë e dy fëmive, nga Melburni, Joanne Peters, 41 vjeçe.

Ajo nisi udhëtimin e saj për me humbë peshë kur ishte 62 kg, dhe humbi 5 kg tue ngjinue për 16 orë në ditë dhe tue hangër gjatë tetë orëve të tjera.

Rutina e saj zbutet pak kur ka plane shoqnore.

“Unë jam në gjumë pjesën ma të madhe të ngjinimit, kështu mundohem me hangër mes orës 12.00-20.00. Duket e vështirë, por kur trupi juej përshtatet bahet ma e lehtë dhe vërtetë që nuk ndihesh e uritun”, thotë ajo për DailyMail Australia.

Shperndaje në: