Porosia e diplomatit amerikan për situatën politike në Maqedoni

Hoyt Brian Yee

Zv/ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Hoyt Yee, mbas takimit me liderët e partive maqedonase dhe kryetarin e ri të Kuvendit, doli para gazetarëve dhe u shpreh i kënaqun që gjendet përsëri në Maqedoni mbas disa viteve. Ai ftoi deputetët që të lejojnë që shumica e re parlamentare me e propozue qeverinë e re, njofton Telegrafi Maqedoni

“Asht shumë mirë që jam përsëri në Maqedoni dhe jam i lumtun që interesat dhe politikat e Maqedonisë mbeten për integrim, për të pasë nji demokraci ma të zhvillueme. Na i kemi dënue sulmet ndaj deputetëve dhe kemi ba thirrje që ata që janë përgjegjës të dalin para drejtësisë. Ftojmë liderët politikë të gjejnë zgjidhje dhe të dalin nga kjo situatë. Të lejohet që shumica parlamentare me propozue qeverinë. Ftojmë partitë politike, shoqninë civile dhe të tjerët të bashkohen dhe të gjejnë zgjidhje”, tha mes tjerash Yee.

Shperndaje në: