Le Pen e kopjon fjalimin e Francois Fillon! (video)

Kandidatja e Frontit Nacional, Marine Le Pen, asht akuzue për plagjiaturë, ndërsa mediat kanë publikue disa pamje filmike në të cilat përfaqësuesja e ekstremit të djathtë francez duket se e ka kopjue nji pjesë të konsiderueshme të nji fjalimi që asht mbajtë ma herët, nga kandidati republikan, tashma i eliminuem, Francois Fillon.

Nji emision satirik ka bashkue dy fjalimet në nji video të vetme, ndërsa ngjashmëninë mes tyne mundet me kuptue edhe nji person që nuk ka aspak njohuni të gjuhës franceze.

Fjalimi i republikanit, Francois Fillon, asht mbajtë qysh më datë 15 Prill, ndërkohë që ligjerata e Le Pen ishte përballë nji audience në Paris më datë 1 Maj.

Shperndaje në: