Clinton e jep lajmin pse s’mujti me u ba Presidente

hillary-clinton-zgjedhjet-2016

Hillary Clinton ka folë publikisht për humbjen ndaj Presidentit Donald Trump,  tue pretendue se ajo kishte me fitue zgjedhjet po të mos ishte për drejtorin e FBI’s, James Comey dhe “hakerat rus” të cilët, simbas saj,  frikësuen mbështetësit e kandidates.

Tue folë në drekën e organizates për të drejtat e femnave të Martën, Clinton akuzoi edhe Presidentin rus Vladimir Putin për ndërhymjen në zgjedhje, shkruen ‘Reuters’.

“Nëse zgjedhjet ishin mbajt më 27 Tetor unë kisha me qenë ish-Presidentja juej”, u shpreh ish-Sekretarja e shtetit.

Clinton u pyet nëse kishte marrë ndonji përgjegjësi personale për humbjen e saj.

 

 

Shperndaje në: