Macron e ‘godet’ fort Le Pen’in me këtë deklaratë

Presidenti i zgjedhun i Francës, Emmanuel Macron, u zotue se ka me shërbye me përulësi, me forcë dhe tue u ndejt besnik parimeve të Republikës për “liri, barazi dhe vllazni”.

Macron e mujti të Diellën, në rrethin e dytë të zgjedhjeve, rivalen nga ekstremi i djathtë, Marine Le Pen.

Ai ju adresue mija mbështetësve para Muzeut Louvre në Paris, tue dalë në skenë me himnin e Bashkimit Europian.

“Kam me ba gjithçka që mundem gjatë pesë vjetëve të ardhshëm, në mënyrë që askush mos me pasë ma arsye për me votue për ekstremet”, tha Macron, tue ju referue atyne që kanë votue Le Penin.

“Nuk kemi me u dorëzue para frigës dhe ndamjeve. Kam m’i luftue ndamjet që sfidojnë Francën”, tha ai.

Shperndaje në: