Bieber: Gruevski dhe Orbán nuk janë ma të mirë se Le Pen (foto)

Analisti austriak Florian Bieber e ka porosit publikisht kryetarin e Grupës së Partisë Popullore dhe kryesin e saj në Parlamentin Europian, Joseph Daul, se nuk mundet me ju gëzue fitores së Emmanuel Macron, kurse në të njajtën kohë me mbështetë Nikola Gruevskin dhe Viktor Orbán, liderë të partive nga e njajta familje, raporton Makfaks.

‘Nuk mund të uroni Emmanuel Macron, kurse në të njajtën kohë të mbështesni Viktor Orbán dhe Nikola Gruevski. Ata nuk janë ma të mirë se Le Pen’, shkruen Biber në Twitter, tue reague në cicërrimën e Daul ‘Urimet e mia për Macron i cili ka me përfaqësue Francën e bashkueme n’Europën e fuqishme në pesë vjetet e ardhshme’.

 

Shperndaje në: