Veseli telefonatë me Hoyt Yee: Demarkacioni të procedohet para mocionit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka zhvillue nji bisedë telefonike me zavendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee, me të cilin kanë diskutue për zhvillimet e fundit politike në Republikën e Kosovës.

Gjatë bashkëbisedimit, kryetari Veseli ka vlerësue se egziston nji ngecje në vendimmarrje, ndërsa ka rikonfirmue kërkesën se duhet të ecet përpara në marrjen e vendimeve të randësishme për të ardhmen integruese të vendit.

Gjatë kësaj bisede telefonike, kryetari Veseli ka diskutue me diplomatin amerikan për mungesën e vendimeve të randësishme, të cilat asht dashtë të merren deri tash në koordinim me miqtë ndërkombëtarë, siç janë ngecjet në reformat ekonomike, ngecjet në riformatimin e qeverisë dhe kryemja e obligimeve ndërkombëtare që ka marrë Kosova si shtet i pamvarun e sovran.

Kryetari Veseli ka diskutue me diplomatin amerikan Hoyt Yee edhe për kërkesën e qartë të Shteteve të Bashkueme të Amerikës që Qeveria dhe Kuvendi me procedue me Demarkacionin nesër (e Mërkurë) para mocionit të mosbesimit të qeverisë.

Shperndaje në: