Djuric vazhdon propagandën e keqe për Kosovën, qe çka ju tha studentëve në Hong Kong

Drejtori i të ashtuquejtunës Zyrë për Kosovës, Marko Djuric ka thanë sot (e Ejte) se dialogu Kosovë- Serbi ka randësi të madhe për ruejtjen e paqes dhe stabilitetit në, siç e quen ai, krahinën jugore serbe (Republikën e Kosovës).

Mandej, ka theksue se vendi i tij mbetët i angazhuem sinqerisht për qëndrueshmëninë për me i zgjidhë mosmarrëveshjet me mjete paqësore, por thotë, si çdoherë, se Kosova mbetet burim latent i jostabilitetit në rajon, transmeton lajmi.net.

Ai para nji grupi studentësh nga Universiteti i Hong Kong’ut, tha se Kosova mbetet nji burim i msheftë i jostabilitetit në rajon për shkak të gjendjes, siç thotë ai, të vështirë socio-ekonomike, paaftësisë së elitës politike në Prishtinë për me ju përgjigjë nevojave themelore të qytetarëve, e cila mosaftësi rezulton në forcimin e politikës ekstremiste dhe radikalizmin fetar.

Shperndaje në: