Veseli: Së bashku me Haradinajn kemi me transformue Kosovën (video)

Në nji takim me qindra të rijë në Prizren, Kryetari i PDK’s, Kadri Veseli ka shpalos disa nga pikat e platformes së Fillimit të Ri për rininë.

Rinia, tha ai, deshiron me pa nji shtet të fuqishëm dhe të zhvilluem ekonomikisht.

E për me ba këtë, theksoi Veseli duhet punue krejt.

Veslei tha se lidershipi krijohet tue u përballë me sfida dhe tue tejkalue ato.

“Kosovës i duhet nji transformim ekonomik”, deklaroi Veseli, tue ftue të rijtë me punue për këtë gja.

Veseli ka thanë, së bashkë më mikun e tij të luftës, kandidatin për Kryeministër nga koalicioni, Ramush Haradinaj ka me punue për t’ardhmen dhe të mirën e vendit.

 

 

Shperndaje në: