Këta janë VIP’at që e ngjinojnë muejin e shejt të Ramazanit

Mueji i Shejt i Ramazanit, fillon prej nesër.

Mund të duken njerëzit ma të pabesueshëm për me ndjekë nji regjim të fortë, siç asht ngjinimi gjatë muejit të shejt të Ramazanit, por gjatë këtij mueji besimtarë të çfarëdo profesioni qofshin, i nënshtrohen rregullave të Islamit, shkruen gazetametro.net

Mes tyne, edhe pse për neve tingëllon pak e çuditshme, ka edhe shumë personazhe publikë. Siç janë kangëtarët e aktorët, të cilët megjithëse gjatë stinës së nxehtë kanë muejt ma të ngjeshun të punës me koncerte, përsëri nuk hekin dorë nga besimi dhe ma besimtarët prej tyne nuk hekin dorë as nga ngjinimi.

Disa nga emnat e kangëtarëve që ngjinuen Ramazanin vitin e kaluem dhe që besohet se kanë me ba edhe këtë vit, që janë nji pjesë e mirë e kangëtarëve si: Leonora Jakupi, Violete Kukaj, Jericho, Sidrit Bejleri, Gili, Big Mama, Adrian Gaxha, Lindon, Shpat Kasapi, Çiljeta Xhillaga, Zajmina Vasjari etj.

Ndërkohë, kangëtarja Arta Bajrami, vitin e kaluem kishte tregue se nuk ka arritë me ngjnue Ramazanin mbasi ishte shtatëzanë në pritje të fëmiut së dytë, e në të njajtën situatë ishte edhe kangëtarja Teuta Kurti, e cila nuk arriti me ngjinue mbasi ishte në pritje të binjakëve.

Po ashtu të devotshëm ndaj besimit Islam janë edhe disa nga reperët shqiptarë si Ledri Vula, Don Arbas, Lyrical Son, Mc Kresha, Gold Ag, të cilët megjithëse të angazhuem me koncerte përsëri e kanë gjetë mënyrën për me ngjinue.

Në mesin e të famshmëve që kanë me ngjinue janë edhe aktorët Naser Rafuna, Dardan Gashi etj.

Shperndaje në: