Presidentja e parë e Kosovës që do të mbajë fjalim në Beograd

Presidentja e parë femën në Kosovë, Atifete Jahjaga ka me vizitu Beogradin në Qershor, si pjesë e nji festivali tradicional midis Serbisë dhe Kosovës.

Nga data 31 Maji deri me 6 Qershor do të mbahet ky festival, i cili asht organizue nga OJQ’t e Beogradit dhe Prishtinës.

Ky festival quhet “Mirëdita, Dobardan”, i cili asht financue nga fondi për mbështetje te shoqnisë civile nga Gjermania dhe vendet e tjera europiane.

Me këtë rast, Jahjaga ka me ba promovimin e nji libri i cili paraqet dhunën ndaj femnës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

 

Shperndaje në: