Kurti: Më 11 Qershor kemi referendum, ndahet e mira nga e keqja

Albin Kurti, kandidati për Kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, ka zhvillue nji bisedë me qytetarë përmes profilit të tij në Facebook, ku ka folë për shumë çashtje dhe u asht përgjigj pyetjeve të tyne.

Kurti asht pyet për ekonominë, zhvillimin, papunësimin, arsimin, marrëdhaniet me Serbinë dhe shumë preokupime të tjera.

Por, ai ka ba me dije se randësia e zgjedhjeve të 11 Qershorit asht shumë e madhe, madje ai ka kërkue nga qytetarët me vlerësu si referendum, mbasi ka me qenë kjo ditë, ka thanë Kurti, kur e mira dhe e keqja do ndahen përfundimisht.

“Zgjedhjet e 11 Qershorit, jo që janë zgjedhje të jashtëzakonshme, por janë referendum, ku ndahet e mira nga e keqja, e drejta nga e padrejta”, pohoi Kurti.

 

Shperndaje në: