LDK dhe Vetëvendosje kopjojnë formatin ‘rrethor’ të PDK’s me qytetarë (foto)

Partia Demokratike e Kosovës, e cila e kishte nis parafushatën elektorale e para, kishte tërheq vëmendje me formatin e organizimit të tubimeve të saj me qytetarë.

Radhitja e qytetarëve bahej në formë rrethore, kurse kreu i PDK’s, Kadri Veseli, vendosej në mesin e tyne, nga ku edhe mbante fjalime.

Nga organizime të tilla, përveçse dilnin fotografi të mira, me thanë në versionin ma të thjeshtë edhe fushata dukej ma moderne.

Por, javën e fundit, këtë model e kanë kopjue edhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Ajo që po shihet në këtë parafushatë asht që po mungon kreativiteti.

Ditë ma parë, mediat raportuen edhe për vizitat në terren të Kurtit, të cilat ishin identike me ato që i kishte ba ish-lideri i PDK’s, Hashim Thaçi, në vitin 2014.

Për me i ilustrue ngjashmënitë, ma poshtë sjellim disa prej fotografive të tri subjekteve politike:

 

Shperndaje në: