Kujdes, sallonet e bukurisë, vendburim i HIV-AIDS në Shqipni

Shpesh terhiqemi nga ngjyrat, modelet e fundit por rrallë herë mendojmë për rrezikun ndaj shëndetit.

Nji nga vendet ku mundet m’u marrë “Hiv-Aids”, “Hepatiti B” dhe sëmundje të tjera janë qendrat estetike, të cilat janë jashtë çdo kontrolli higjeno-sanitar.

Anila Zhupa, specialiste e estetikës mjekësore tregon se, gjatë trajtimit të duerve dhe kambëve mundeni m’u infektue nga sëmundje të ndryshme për shkak të mos sterilizimit të pajisjeve.

Në çdo sallon në vendin tonë bahen trajtime të tilla, por të pakta janë ato qendra që kryejnë sterilizimin e mjeteve para përdorimit.

E nëse jashtë vendit para se të hapësh nji biznis të tillë ka kontroll të rreptë nga autoritetet shëndetësore, në Shqini këto qendra trajtohen thjesht si biznise.

Specialistë të estetikës mjekësore bajnë apel që krahas pamjes së jashtme dhe të bukurës, vajzat duhet me ba kujdes për shëndetin.

Para trajtimit të duerve dhe kambëve duhet me kërkue perdorimin e pajisjeve të sigurta dhe të sterilizueme, ashtu si te stomatologu. /mapo/

 

Shperndaje në: