Shpërthim i fuqishëm në Kabul pranë ambasadave, mbi 60 të vdekun

Nji shpërthim i madh ka goditë kryeqytetin afgan, Kabulin, shumë afër ambasadave dhe godinës presidenciale.

Zyrtarët afganë kanë njoftue për 60 viktima, të paktën, shifër kjo që pritet të rritet.

Simbas të dhanave të para, shpërthimi u shkaktue nga nji kerr bombë në qëndër, në sheshin Zanbaq dhe se gjithçka përreth sheshit u damtue nga forca e shpërthimit.

Imazhet në mediat sociale tregojnë nji re të madhe tymi të zi mbi qytet dhe nji serë kerresh të shkatërrueme.

Gazetari i BBC, Harun Nazafijada, në Kabul përshkruen nji skenë kaotike me qindra njerëz të plagosun që po transferohen për në spital.

Shperndaje në: