Mos e huq: Shpërthen humori me fjalën e re të Donald Trump (foto)

Nji fjalë e shkrueme gabim gati sa nuk e theu internetin të Mërkurën.

Simbas BBC, presidenti amerikan, Donald Trump, e shkruejti nji mesazh në Twitter, por rrjeti u tregue i pamëshirshëm.

“Pamvarësisht covfefe negativ të shtypit,” shkroi Trump, mbas mesnate.

Duket se mesazhi asht i pakorrigjuem.

Fjala e pakuptimtë covfefe ka shkaktue me qindra hajgare.

Njerëzit po mundohen me gjetë kuptimin e saj.

Me shumë gjasë bahet fjalë për “mbulim” (coverage).

Shperndaje në: