Daka e KQZ’s i paralajmëron partitë edhe për këtë gja!

Me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore, Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, u ka ba thirrje partive t’u përmbahen rregullave dhe mos të përdorin gjuhë denigruese gjatë fushatës elektorale.

Ajo ka thanë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka me shqiptue denime për ata që nuk i respektojnë rregullat në këtë proces zgjedhor.

Në intervistën për Epoka e re, Daka ka vlerësue se, pamvarësisht prej sfidave, KQZ ka me organizue zgjedhje të lira, fer dhe demokratike në çdo cep të Kosovës.

Ajo ka ba me dije se janë ndërmarrë masat për me i parandalue manipulimet e mundshme më 11 Qershor.

 

Shperndaje në: