Clinton: Fushata e Trump, ju dha udhëzime rusëve

hillary clinton

Ish-kandidatja demokrate për Presidente të SHBA’ve, Hillary Clinton, tha se beson se fushata e Presidentit Donald Trump i ka dhanë Qeverisë ruse udhëzime për me ndërhy në zgjedhjet e vitit të kaluem.

Clinton tha se Qeveria ruse ka dasht me shpërnda dezinformata për të, por “nuk ka mujt me ba pa qenë e udhëzueme nga njerëz që kanë qasje në sondazhe dhe të dhana”.

“Jemi tue marrë informacione për krejt kontaktet midis zyrtarëve të Trumpit me Rusinë, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Shpejt mund të zbulojmë se kush i ka dhënë udhëzime Rusisë”, tha Clinton.

Komentet e saj u banë nji ditë mbasi Trump dhe Presidenti rus, Vladimir Putin, thanë se demokratët, që i kanë humb zgjedhjet, janë përgjegjës për shpikjen e akuzave për bashkëpunim midis Rusisë dhe fushatës së Trumpit.

 

Shperndaje në: