Veseli në Deçan: Kosovën s’mundemi me ja lanë atyne që nuk i njohin simbolet tona

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli gjatë nji tubimi elektoral në Deçan ka thanë se më 11 Qershor PDK duhet m’u dyfishohet në këtë qytet.

Veseli ma tej tha se ka m’u dyfishue buxheti për bujqësinë si dhe përmendi edhe njiherë se ka me pasë rritje të pagave në sektorin publik deri në 30%, njofton Klan Kosova.

“Kush ka me udhëheqë Kosovën? Nji njeri që nuk ka guxim me marrë vendime a nji që nuk i njeh simbolet e shtetin, nuk e njeh flamurin?”, tha tutje Veseli.

“Ky koalicion merr kuptim kur merr mbi 90% të votave në Deçan”, tha ai ndër të tjera.

 

Shperndaje në: