Kelmendi: Partitë tjera po bahen ‘muslimanë të devotshëm’ mbrenda natës për vota (video)

Kryetari i Partise “Fjala”, Gezim Kelmendi, ka thane se subjekti i tij asht i hapun per ata qe duen me punue per shtet.

“Kemi vendose me hy te vetem ne zgjedhje dhe na ban me dale faqebardhe para qytetareve”, thote Kelmendi ne Rrokum Roll te TV Rrokum.

Ai shprehet i sigurt se kjo parti ka me kalue pragun zgjedhore, bile nuk e konsideron problem.

Kelmendi e ka potencue faktin se, subjekti i tij nuk asht perfshi ne sondazhet e bame per zgjedhjet e 11 Qershorit.

“Nuk na kane fute ne sondazhe, sepse po na tuten”, konsideron ai.

Kryetari i “Fjala’s”, ka thane se partia e tij nuk e keqperdore fenë, por jane partite tjera qe po i inkuadrojne femnat e mbulueme ne listat e tyne per vota, shkruen Rrokum.TV

“Ato parti po e keqperdorin fenë per me marre sa ma shume vota”, thote Kelmendi.

“Partite e medha jane pergjegjese per diskriminimin e muslimanëve ne Kosove, tue ndalue sidomos mbulesen ne shkolla”, shprehet ai.

Kelmendi, ma tej thote se keto parti mbrenda nates bahen “muslimanë te devotshem”, per shkak te interesave.

Kelmendi ka thane ne Rrokum se koalicioni PDK-AAK-AKR e ka ne mesin e kandidateve per deputetë, ate i cili ka ba nxitje qe me shkue ne Siri.

“Asht Enver Hoxhaj si minister, ai qe ka ba nxitje per perkrahjen e opozites siriane dhe nuk jane imamët qe kane ba thirrje per me shkue ne Siri”, thekson Kelmendi./Rrokum.TV

Kqyreni intervisten e plote te tij ne maratonen zgjedhore te Rrokum Roll:

Shperndaje në: