Fenomen i rrallë, kështu u godit Holanda nga nji ‘cunam’ (video)

Videot e nji cunami te vogël që godet brigjet e Holandës, me nji valë baticash prej 4 metrash kanë pushtue këtë javë rrjetet sociale.

Simbas mediave lokale, fenomeni asht aq i rrallë sa asht hera e parë që asht filmue dhe dokumentue nëpërmjet pamjeve live nga vendngjarja.

Raportet e para të nji vale të naltë erdhën rreth orës 5.45 të mëngjesit.

Pamjet e mini-cunamit u xhiruen në Zandvoort dhe Katëijk të Hanën.

Fenomeni quhet ‘meteo-cunam’ dhe asht tepër i rrallë, raporton ‘Daily Mail’.

Askush nuk u lëndue edhe pse pati nji sërë damesh të raportueme.

.

 

Shperndaje në: