Ymeri në Shtërpcë: Më 11 Qershor ka me marrë fund sakatosja e Republikës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për deputet, Visar Ymeri, gjatë fushatës në komunën e Shtërpcës, asht shpreh se Qeveria e kalueme i ka dhanë mundësi strukturave paralele të Serbisë me funksionue në këtë komunë.

“Sot kemi vendbanime në Kosovë në të cilat situata asht sikurse para viteve të 90’ta, e kjo asht pasojë e këtij sistemi që ka qeveris me shtetin”, ka thanë Ymeri.

Ymeri ka theksue se asht mirë që po vjen 11 Qershori, sepse simbas tij ky 11 Qershor “ka me qenë fundi i këtij pushteti, ka me qenë fundi i sakatosjes së Republikës”.

 

Shperndaje në: