Dështimi i madh i teknologjisë në futboll, ky karton i kuq asht qesharak (video)

Teknologjia ma e re në futboll për m’i ndihmuar referët ka dështue me të madhe në Kupën e Botës për Kombëtaret U20.

Në ndeshjen mes Italisë dhe Zambisë ndodhi e paprituna që referi edhe me teknologjinë e re me ba gabimin e vitit.

Ai e ndëshkoi pa pikë faji mbrojtësin anësor të Kombëtares së Italisë, Guiseppe Pezzella, në minutën e 43. Mbas nji akcioni, futbollisti i Zambisë u mendue se u prek nga mbrojtësi italian, e në fakt ai nuk pati as edhe nji kontakt me të. Por, mbas marrëveshjes me referët që ishin tue kqyrë sistemin e përsëritjeve “kuptuen” se ky rast ishte për m’u ndëshkue.

Vlen të përmendet se në fund Italia u kualifikue në gjysëfinale tue mposhtë me rezultat 3-2 mbas vazhdimeve.

Shperndaje në: