4 fakte interesante mbi seksin dhe mendjen e mashkullit

Mendja e mashkullit kujton “seksin e mirë” – Nji çift neuronesh në trunin e mashkullit asht zbulue se kërkojnë seksin përpara se të kërkojnë ushqimin. Këto neurone gjithashtu janë edhe përgjegjëse për me i kujtue eksperiencat e mira seksuale. Nji studim amerikan ka zbulue se ndryshimet gjenetike mes dy sekseve kanë çue në ndryshime strukturore në trunin e mashkullit gjatë zhvillimit seksual.

Mashkujt rrejnë mbi numrin e femnave me të cilat kanë flejt – Kërkuesit shkencorë amerikanë kanë zbulue se kur vjen puna te seksi, mashkujt duen me u pa si “burra të vërtetë”, ose si persona që kanë pasë shumë partnere dhe shumë eksperienca seksuale. Shkencëtarët pyetën dy grupe mashkujsh mbi numrin e partnereve seksuale që kanë pasë. Njani grup u pyet thjeshtë, ndërsa grupi tjetër u lidh me nji aparat që nuk ishte nji detektor rrenash, por pjesëmarrësve në eksperiment ju tha se ishte. Grupi i parë doli me nji mesatare shumë ma të naltë partneresh.

Lotët e femnës e ulin dëshirën seksuale te mashkujt – Simbas shkencëtarëve izraelitë, lotët përmbajnë sinjale kimike që ulin eksitimin te mashkujt. Në studim, mashkujve ju dha të nuhasnin lot dhe pshtymë femnash. Rezultatet treguen se mashkujt që nuhatën lot, i perceptuen si ma pak tërheqëse seksualisht femnat.

Mashkujt janë ba që të tranohen mbas femnave – Testosteroni prish rajonin e kontrollit të impulsit në tru dhe kjo spjegon edhe faktin që nji mashkull e “han me sy” nji femën kur e kqyrë në rrugë, por në momentin që nuk e ka ma në fushëpamje, e harron menjiherë.

Shperndaje në: