Kjo ka me ju ndodhë kosovarëve që mashtrojnë me pensionet zvicrane

Sigurimi zvicran i invaliditetit për çdo vit paguen 32 mijë pensione jashtë vendit. Bahet fjalë për pensionistët, të cilët kanë punue në Zvicër dhe tash kanë vendosë me jetue në vendin e prejardhjes ose edhe në ndonji vend tjetër.

Ky sigurim, për me luftue abuzimin me pensione ka vendosë të ndryshojë mënyrën e qasjes së deritashme, shkruen tagesanzeiger.ch. Në rast se punëtorët e sigurimit kanë dyshime të bazueme se ndonjani nga shfrytëzuesit e pensioneve në fjalë asht tue përfitue pa të drejtë, Sigurimi i Zvicrës ka m’i lutë shtetet përkatëse që me zhvillue hetime ndaj mashtruesve të dyshuem dhe për me realizue këtë, të angazhojnë edhe detektivë.

Me këtë veprim, Zvicra e ndryshon kursin që kishte marrë ma herët, për me ba vetë observimin e abuzuesve me pensione të invaliditetit, transmeton albinfo.ch. Siç asht shkrue tashma, observime të tilla ishin realizue në vitin 2009 në Tajlandë dhe në Kosovë. Madje, ishte spekulue se vëzhgimet përmes detektivëve të bame asokohe në Kosovë, kishin rezultue me ndërpremjen e marrëveshjes për sigurime sociale Zvicër-Kosovë. Nji gja që ma vonë qe përgënjeshtrue nga autoritetet zvicrane, shkruen albinfo.ch.

Shperndaje në: