Serbët i nervozon Ramushi, kjo asht arsyeja!

Mediat serbe dhe zyrtarët serbë po e kanë të vështirë m’u pajtue me faktin se Ramush Haradinaj mund me qenë Kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës.
Mediat fqinje, merren me çdo deklaratë të tij, por jo vetëm, ato propagandojnë me raporte të ndryshme mbi Haradinajn dhe politikanë të tjerë kosovar, shkruen lajmi.net.

Intervista e fundit e Haradinajt e dhanë për Deutsche Welle, ku tha se Aleksandar Vucic dhe Ivica Dacic gjaja e parë që duhet me ba asht me i kërkue falje popullit shqiptarë për gjithë atë çka ka ba Serbia, e ka alarmue Serbinë.

Intervistën e liderit të Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës dhe kandidati për Kryeministër Ramush Haradinaj, Blici serb e quen provokim, por tue mos dhanë asnji arsye të vetme pse asht provokim.

Edhe B92 shkuen, se Ramush Haradinaj i quen presidentin e  Serbisë Aleksandar Vucic dhe Ministrin e jashtëm serb Ivica Dacic nxanës të Miloshevic’it dhe Seselit.

Njajtë shkruen edhe agjencia e lajmeve serbe, Tanjug, Telegraf.rs e të tjera.

 

Shperndaje në: