Presidentja kroate e veshun kuqezi në inagurimin e Vucic si president i Serbisë (foto)

residenti i Serbisë, Aleksandar Vucic asht takue në Beograd me presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitarovic.

Ajo ka udhëtue në Beograd si e ftueme në inagurimin e presidentit të ri serb, Aleksandar Vucic.

Vucic dhe Grabar Kitarovic kanë bisedue në katër sy, kurse presidenti i Serbisë ka thanë se beson se marrëdhaniet ndërmjet dy shteteve dhe dy popujve do përmirësohen deri në fund të vitit.

Ajo që ka ra ma së shumti në sy ka qenë veshja e presidentes kroate. E para e shtetit kroat asht shfaqë në Beograd e veshun kuqezi. Nuk dihet nëse kjo asht ba qëllimisht apo presidentja kroate thjesht asht ndje mirë me atë veshje.

linda1 linda-1 linda2 linda3

Shperndaje në: