Holanda shpallet fajtore për vrasjen e 300 myslimanëve në Srebrenicë

Gjykata e Hagës ka vendos se Qeveria holandeze asht pjesërisht përgjegjëse për vrasjen e rreth 300 myslimanëve në masakrën e Srebrenicës.

Gjykata e apelit në Hagë, u mbështet te vendimi i gjykatës civile në vitin 2014, i cili zbuloi se shteti ishte përgjegjës për vrasjen e myslimanëve boshnjakë të cilët ishin dorëzue nga paqeruejtësit holandezë të OKB’s.

Gjykatësi Gepke Dulek tha se tue qenë se viktimat ishin dërgue në nji kompleks holandez bashkë me refugjatë të tjerë që kërkonin strehim atje, ” u privuen nga mundësia e mbijetesës”.

Ata ishin në mesin e rreth 8,000 burrave dhe djemve boshnjakë të vramë në gjenocidin e forcave serbo-boshnjake në masakrën e Srebrenicës në 1995, masakra ma e madhe në Europë që nga Lufta e Dytë Botnore.

 

Shperndaje në: