Trump publikon video tue e ‘rreh’ CNN’in (video)

Presidenti i Shteteve të Bashkueme, Donald Trump, e ka publikue sot nji video të rreme në llogarinë e vet në rrjetin social Twitter, të nji ndeshje mundje mes tij dhe rivalit të tij mediatik, CNN.

Ky postim e përshkallëzon edhe ma tutje luftën e vazhdueshme retorike mes presidentit të Shteteve të Bashkueme dhe mediumit televiziv. Në video, Trump shfaqet tue e sulmue dhe gjujëzue nji figurë, ftyra e të cilës asht e mbulueme me llogon e CNN.

Shperndaje në: