E konfirmon Selimi: S’kam votë për Ramushin!

Ka pas zana që të nominuemit e koalicionit PAN për Kryeministër, Ramush Haradinajn, ka me votue edhe deputetë jashtë këtij koalicioni.

Nji gja të tillë e kanë deklarue edhe zyrtarë të tyne.

Njani ndër emnat e përfolun që ka me votue Haradinajn, ka qenë edhe ai i Rexhep Selimit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Mirëpo, Rexhepi gjatë njëi bisede me Metro ka hedh poshtë këto spekulime.

“Jo nuk ka me votue në asnji mënyrë Ramush Haradinajn” ka thanë Selimi.

Ai ka thanë prerazi që n’asnji mënyrë nuk ka me votue pro Haradinajt Kryeministër.

 

Shperndaje në: