Thaçi e jep lajmin e shumëpritun për formimin e Qeverisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha në nji intervistë për Radion Europa e Lirë se ka marrë konfirmimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve (koalicioni PAN) dhe mandatari për Kryeministër (Ramush Haradinaj) se Qeveria e ardhshme e Kosovës ka m’u formue pa vonesa.
Ai deklaroi se “çashtja e mandatit nuk asht çashtje e preferencës, por e respektimit të legjitimitetit qytetar”.

 

“Kosova e ka koalicionin fitues që ka dalë nga zgjedhjet e 11 Qershorit. Unë ka me respektue Kushtetutën, ligjet dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, prandaj kam konfirmimin edhe nga mandatari i koalicionit fitues se ka sigurue numrat e mjaftueshëm të deputetëve për themelimin e Qeverisë së re”, tha Thaçi.

 

 

Sa i përket mundësisë që mandatari i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj me dështue me sigurue votat për formimin e Qeverisë dhe mundësisë që Thaçi më pas t’ja jep mandatin kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Presidenti Thaçi tha se nuk mundet me i parashikue as paragjykue zhvillimet e ardhshme.

 

 

Ai shprehu besimin se nuk do të ketë mandatar të dytë dhe Qeveria ka m’u formue që në përpjekjen e parë.

 

Shperndaje në: