Britania dërgon luftanijen ma të fuqishme afër Rusisë (foto)

Luftanija ma e fuqishme Britanike asht tue lundrue në Ukrainë, shumë pranë Rusisë.

Mbramë vonë,  Sekretari britanik i  Mbrojtjes, Michael Fallon tha se ky ishte nji “mesazh i qartë se na jemi të angazhuem për mbrojtjen e demokracisë në krejt botën dhe mbështesin sovranitetin e Ukrainës”.

Luftanija asht e pajisun me raketa për me shkatërrue avionë luftarakë.

Ajo do të jetë e shoqnueme nga nji nëndetëse bërthamore për me frenue kërcënimet nënujore.

Anija ka me çue nji grup pune të posaçëm të NATO’s në nji ushtrim të projektuem për me “tregue forcën”, ndërkohë  që viziton vendet e rajonit, tue përfshi Bullgarinë dhe Rumaninë. 

ImageImageImage

Shperndaje në: