Bahuni gati, kerreve me naftë dhe benzinë po ju vjen fundi (foto)

Mbas 150 vjetesh mbretnim, kerreve me naftë dhe me benzinë ka me ju ardhë fundi.

Ka me ndodhë kështu të paktën në Britaninë e Madhe.

Ky vend ka marrë vendim që nga viti 2040, në rrugët e saj nuk ka m’u lejue ma asnji kerr me naftë apo benzinë për shkak të ndotjes.

Ky lajm ka dominue në mediat ndërkombëtare.

Prej vitit 2040, shoferët duhet me ble vetëm kerre elektrike.

Tue nis nga viti 2020, bashkitë kanë me vendosë taksa ekstra për të gjithë ata që përdorin kerre nafte.

Kerret e naftës mund të ndalohen edhe në periudhën e pikut të trafikut.

Kjo lëvizje vjen në nji kohë kur ka nji zotim global për me reduktue pasojat e ndryshimeve klimaterike.

Megjithatë vendet e varfna thonë se do preken ma shumë nga të tilla masa.

Ngrohja globale mbetet shqetësim kryesor në botë.

 

1-kerret 2-kerret 3-kerret 4-kerret

 

Shperndaje në: