Nitaj: S’kishte mundësi tjetër për ndryshim, mbeti veç PDK’ja

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, iu asht kundërpërgjigje kundërshtarëve politikë dhe skeptikëve, të cilët mendojnë se Qeveria Haradinaj nuk mundet me qenë qeveri e ndryshimit në vend.

Ai ka ba me dije se Haradinaj para do kohe edhe LDK’s edhe LV’s jau kishte dhanë mundësinë për me ba ndryshimin por, simbas tij, në fund të dyja këto subjekte “tradhtuen” marrëveshjet për ndryshim.

Në këtë intervistë dhanë për gazetën “Epoka e re”, Nitaj ka deklarue se sot as Isa Mustafa dhe as Albin Kurti nuk kanë të drejtë të flasin për ndryshim.

“Kur Ramush Haradinaj ishte përcaktue me çue PDK’n dhe Hashim Thaçin në opozitë, për çka kishte lidhe marrëveshje për ndryshim të nënshkrueme me Kurtin e Mustafën (VLAN), pikërisht ky i fundit natën vonë, lidhi marrëveshje me Thaçin dhe PDK. Domethanë, Isa Mustafa e kishte ‘tradhtue’ nji marrëveshje për ndryshim, prandaj ai që nga atëherë sikur e ka humbe të drejtën me folë për çfarëdo qeverie të ndryshimit në këtë vend”, ka thanë Nitaj.

“Prandaj, në situatën e krijueme, koalicioni parazgjedhor PAN ishte e vetmja derë për ndryshim dhe ky ndryshim ka me ndodhë, me ose pa kundërshtarët e tij të derisotëm. As ma pak e as ma shumë, kjo asht e vërteta!”, asht shprehë Nitaj.

Shperndaje në: