Kosova rrezikon humbjen e 75 milionë eurove

Përfaqësuesi rezident i FMN’s në Kosovë, Ruud Vermeulen, ka folë për skadimin e programit këtë të Premte, me ç’rast konfirmon se nuk ka m’u ba as disbursimi i 15 milionë eurove. Përpos kësaj, vendi rrezikon me i humb edhe 75 milionë euro të tjera nga BE, të ndërlidhuna me programet e Fondit.

Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme dhe vonesa në krijimin e institucioneve të reja po i kushtojnë shtetit të Kosovës hiç ma pak se 90 milionë euro, fonde këto të ndame nga institucionet ndërkombëtare për vendin.

Bahet fjalë për humbjen e 15 milionë eurove nga programi me Fondin Monetar Ndërkombëtar, i cili skadon me 4 Gusht 2017, si dhe 75 milionë euro të tjera nga Bashkimi Europian, përkatësisht fondet e IPA’s për Kosovën të ndame për referormën e administratës publike, etj., të cilat janë të ndërlidhuna me programet e vendit me FMN-n’. /zeri/

Shperndaje në: