Lirohet Frashër Krasniqi, por i ndalohet me ju afrue Zekës

Avokati i deputetit Frashër Krasniqi , Tomë Gashi përmes nji postimi në Facebook ka njoftue se asht lirue klientit i tij, mbasi akuzohej për sulm ndaj Zekës.
Gashi ka tregue se asht refuzue kërkesa e prokurorit për mbajtje në paraburgim, dhe i asht caktue masa që Krasniqi me i qëndrue në distancë Zekës 100 metra jashtë hapsinave të Kuvendit dhe 5 metra në Kuvend.

 

Shkrimi i plotë i Gashit në Facebook:

 

Lirohet Frashër Krasniqi. Sot gjykata themelore ne Prishtine ne seancen gjyqesore nuk ka pranuar kerkesen e Prokurorit per caktimin e mases se paraburgimit per deputetin e levizjes Vetevendosje. Atij i eshte caktuar masa e ndalimit te ofrimit fizik te z. Milaim Zeka ne Kuvend ne distanc prej 5 m dhe jasht Kuvendit ne distanc prej 100 m. Frasheri eshte liruar nga masa e arrestit te caktuar dy dite me pare.Prokurori i qeshtjes ka nxjerr vendim per zhvillimin e hetimeve per Frasher Krasniqi per lendim te lehte trupor shkaktuar ne incidenti ne debat televiziv ndaj z. Milaim Zeka , por Prokurori i shtetit po ashtu ka nxjerr vendim per zhvillim te hetimeve kunder z. Milaim Zeka per veper penale te Kanosjes ndaj Deputetit te Levizjes VV Frasher Krasniqi , kanosjen ndaj Frasherit sipas prokurorit e ka kryer z. Zeka ne po te njejtin emision, keshtu qe te dy deputetet jan ne hetime per incidentin ku edhe njeri edhe tjetri jan edhe te dyshuar edhe te demtuar ne raport me njeri tjetrin .TG

Shperndaje në: