Mogherini, nji prej kandidateve të mundshme për fitimin e Nobelit për Paqe

Italianja Federica Mogherini, Komisoneria e Naltë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme e Sigurinë, asht nji nga kandidatet e mundshme për fitimin sivjemë të çmimit Nobel për Paqen.

Komiteti i Nobelit ka seleksionue për këtë çmim 318 kandidatë, mes të cilëve 103 janë institucione, e Shefja e diplomacisë europiane kuotohet si nji nga kandidatet ma të favorizueme për këtë çmim të naltë së bashku me ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry, e Ministrin e Jashtëm të Iranit, Javad Zarif.

Ceremonia e dorëzimit të Çmimit Nobel për Paqen pritet me u zhvillue me 6 Tetor në Oslo.

Shperndaje në: