Kryeministri Haradinaj: Qe çka e sjell liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vlerësoi nalt kontributin e shoqnisë civile në zhvillimin e vendit, por kërkoi nga ata që të jenë të pamvarun, të ruejnë privatësinë, sepse siç tha ai, nuk i pëlqen përkëdhelja.

Kryeministri tha se nëse të gjithë i kryejnë detyrat e veta, Kosova mundet me shenue nji përparim të shpejtë, ose nji zbatim të shpejtë të MSA’s e po ashtu që Kosova me kalue në status të kandidatit për Bashkimin Europian.

“Nëse të gjithë na i kryejmë detyrat e shtëpisë, kam besim të madh që Kosova mundet me shenue nji përparim të shpejtë, ose nji zbatim të shpejtë të MSA’s. Mundemi me kalue në status të kandidatit. Njikohësisht zbatimi i MSA’s asht vetvetiu materia që e bjen liberalizimin e vizave. Na e dijmë që asht i lidhun liberalizimi dhe me shejimin e kufinit me Malin e Zi. Mirëpo, për ketë temë kemi me përdorë standarde që krejt bota i ka. Nji marrëveshje që nuk e kanë ratifikue dy Parlamente nuk asht marrëveshje e përmbyllun, mbetet projekt marrëveshje”.

Këtë deklaratë Haradinaj e ka ba gjatë kryesimit të Këshillit për zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqninë Civile.

Shperndaje në: