Amerika i shet Arabisë sistemin mbrojtës antiraketor ‘THAAD’

Qeveria amerikane ka miratue shitjen e sistemit të mbrojtjes raketore THAAD, për Arabinë Saudite, në vlerë prej 15 miliardë dollarë, ka njoftue sot Departamenti i Shtetit.

“Kjo shitje rrit interesin e SHBA’ve për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme, dhe mbështet Arabinë Saudite dhe sigurinë e rajonit të Gjinit, gjatë nji periudhe të gjatë kohore, pamvarësisht nga kërcënimet e Iranit dhe vendeve të tjera në rajon”, njofton Departamenti i Shteti

SHBA’ja ma parë e ka furnizue me këtë lloj raketash edhe Korenë e Jugut, në tentim për me shmang kërcënimet nga fqinji i ashpër komunist i Koresë Veriore.

Sistemi i raketave THAAD asht pjesë kryesore përbamëse për sistemin mbrojtës antiraketor.

 

Shperndaje në: