Tash mundeni me regjistrue kerrin vetëm nese e keni këtë dokument!

Importit të kerreve të vjetra në Kosovë, po i vje fundi.

Importi i këtyne kerreve, paralajmërohet se ka me marrë fund në Dhetor të këtij vjeti.

Por, kur kanë mbet edhe dy muej nga hymja në fuqi e këtij vendimi, Kosova asht mbush më këto kerre.

Deri në fund të muejit Shtator në Kosovë janë importue 22 mijë e 869 kerre me vlerë prej 127 milionë euro.

Që për dallim nga viti i kaluem tregon rritje prej 19 mijë e 155 copë.

Tash, bartësi i të drejtës së përdorimit të mjetit mundet me qenë vetëm personi i cili posedon patentë shoferin për kategorinë e mjetit që përdoret.

Qytetarëve të Kosovës u kanë mbet edhe dy muej kohë që të importojnë kerre të vjetra dhe me i regjistrue.

Kjo mbasi nga Kallnori i vitit 2018 nuk do të munden me importue kerre ma të vjetra se 10 vjet dhe se ato do të duhet me plotësue standardin e njohun si ‘euro katër’ që ka të bajë me kontrollin e gaznave.

E këtë periudhë kosovarët po e shfrytëzon me të madhe, pamvarësisht se këto kerre ndikojnë edhe në ndotjen e ambientit.

Shperndaje në: