Google zbulon reklamat e pagueme prej rusëve në YouTube dhe Gmail

E përditshmja Washington Post ka raportue se Google, për të parën herë, ka zbulue dëshmi për operativistët rusë, që i kanë shfrytëzud platformat e kësaj kompanie në Internet, në përpjekje me ndërhy në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

“Agjentët rusë” kanë shpenzue dheta mija dollarë për shpallje në YouTube, Gmail, Google search, dhe në produktet e tjera, në përpjekje me përhapë dezinformata, ka raportue sot, Washington Post (WP), tue citue burime anonime, që thanë se ishin të afërta me hetimet e kompanisë.

Shpalljet nuk duket se e kanë origjinën nga Internet Research, që asht kompani ruse, e cila ka ble shpallje në rrjetin Facebook, tue indikue për fushatë të mundshme ma të gjanë ruse të dezinformimit online, ka raportue WP.

Shperndaje në: